Italia humb portierin para sfidës me Irlandën e Veriut

Futboll

Italia humb portierin para sfidës me Irlandën e Veriut

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:57
Italia humb portierin para sfidës me Irlandën e Veriut

Salvatore Sirigu i shtohet listës së lojtarëve që kanë lënë grumbullimin e përfaqësueses italiane, e cila në ndeshjen e fundit eliminatore do të luajë kundër Irlandës së Veriut.

Portieri i Genoas, në fakt, ka lënë stërvitjen mëngjesin e kësaj të diele për shkak të një gjendjeje gripale dhe është detyruar të kthehet herët në Gjenovë.

Deklarata zyrtare

“Salvatore Sirigu, portier i Genovas, nuk e udhëtoi bashkë me kombëtaren italiane drejt Irlandës së Veriut, sepse këtë mëngjes shfaqi simptoma të gripit. Futbollisti doli negativ për Covid-19.

Tani ai do të kthehet te Genoa për t’iu bashkuar shokëve të tij kuqeblu sa më shpejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat