Kroacia ka arritur që të fitojë me shifrat 1-0 ndaj Rusisë. Ky triumf i dha Kombëtares së Ballkanit, biletën direkte për të shkuar në Botëror.
Goli i vetëm i takimit rezultoi autogoli i kundërshtarëve me anë të Kudrashov në minutën e 82.
Pas kësaj fitore, kroatët sigurojnë përfundimisht vendin e parë, ndërsa rusët janë të mërzitur me vendin e dytë, pasi rrezikojnë seriozisht në dy përballjet e tjera që duhet të fitojnë për të shkuar në Katar.
Në qendër të vëmendjes ishte festa e Luka Modriç pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit.
Pavarësisht karrierës së pasur dhe shumë viteve mes futbollit elitar, e gëzon si një fëmijë dhe si për herë të parë kualifikimin me Kombëtaren.