Kombëtarja e Gjermanisë pa ndonjë problem e ka mposhtur me rezultat 4:1 Armeninë, në ndeshjen që u zhvillua në Yerevan.
Armenia pësoi humbjen tjetër të radhës pas asaj 5:0 nga Maqedonia e Veriut.
Për gjermanët shënuan futbollistët Havertz (15'), Gundogan (45+4'-nga penalltia, 50'), Hofman (65') dhe për armenët Mkhitaryan (59').
Gjermania siç dihet e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Gjermanët e mbyllin Grupin J në pozitën e parë me 27 pikë, ndërsa Armenia është në të katërtin me 12 sosh.