Media greke “gazzetta.gr” vajton barazimin e Greqisë me rezultat 1:1 me Kosovën, në ndeshjen e fundit të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
“Greqia luftoi për një ‘finale të ëmbël’, por ndonëse ishte në avantazh me golin e Masouras, këtë herë nuk ia doli kundër Kosovës”, shkruan mes të tjera.
Kosova tregoi lojë të madhe në 15 minutat e fundit, kur pati edhe dy raste ideale përveç golit, ndërsa pjesa tjetër i takoi vendasve.
Kosova përfundon në vend të pestë me 5 pikë e Greqia në të tretën me 10 sosh.