Rrahmani: Festova me nervozë në Greqi, a e dini pse...

Futboll

Rrahmani: Festova me nervozë në Greqi, a e dini pse...

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:11
Rrahmani: Festova me nervozë në Greqi, a e dini pse...

Kosova e mbylli fushatën kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” sonte me barazim ndaj Greqisë.

Pas ndeshjes ka folur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

“Ishte ndeshje e hapur sidomos minutat e fundit, ishim jo fort të koncentrum të dy palët.

“Të gjithë jemi nervoz edhe nuk jemi të kënaqur me paraqitjet që po i bëjmë. Ky është karakteri im personalisht. Mendoj që jemi një skuadër që mund të arrijmë më lart” – tha Amir Rrahmani.

Kosova e mbyll këtë aventurë në Kupën e Botës me 5 pikë në fundin e tabelës, derisa Greqia u rendit e treta me 10 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat