Kosova e mbylli fushatën kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” sonte me barazim ndaj Greqisë, shkruan Insporti.
Pas ndeshjes ka folur ylli i Reims, Valon Berisha.
“Një mënyrë e kallzuam vullnetin tonë me fitu lojën, dhe si synim e kemi me fitu lojën. Edhe Aro na ka mbrojtë dy herë, fantazi” – tha fillimisht Berisha.
“I kena pasë dy vjet të vështira, duhet me ja nis prej 0, dhe çdo lojtarë duhet me lujtë me ekipe të veta me kanë fit” – shtoi Berisha, përcjell Insporti.
“I vetmi problem është që ata lujtën me 5 mbrojtësa, besoj që u kanë një lojë e mirë por ma mirë me fitu” – përfundoi Berisha.
Kosova e mbyll këtë aventurë në Kupën e Botës me 5 pikë në fundin e tabelës, derisa Greqia u rendit e treta me 10 sosh.