Kosova e mbylli fushatën kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” sonte me barazim ndaj Greqisë.
Pas ndeshjes ka folur trajneri slloven, Gliha i cili tha se Kosovës i mungoi fati.
“Nuk shpenzuam shumë enërgji në pjesën e parë, duhet ta ruajmë energji që në pjesën e dytë të bëjmë diçka të mirë dhe patëm sukses”.
“Kishim mungesa të rëndësishme, Rashani në veçanti, Muslija. Ju thashë lojtarëve që duhet ta pranojmë këtë situatë dhe të provojmë ta bëjmë maksimumin” – tha Gliha përcjell Insporti.
Ai u pyet nëse do të qëndrojë te Kosova dhe tha se kjo pyetje është për presidentin, anipse ndihet mirë këtu.
“Duhet ta pyetni presidentin, unë ndihem mirë këtu” – përfundoi Gliha.