A e ndihmoi skandali kualifikimin e Serbisë në Katar?

Futboll

A e ndihmoi skandali kualifikimin e Serbisë në Katar?

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:50
A e ndihmoi skandali kualifikimin e Serbisë në Katar?

Serbia është kualifikuar direkt në Kampionatin Botëror “Katar2022”, duke e fituar grupin pasi mposhti Portugalinë me rezultat 1:2.

Kjo fitore e vendosi në pozitën e parë dhe preu biletën për Katar. Megjithatë, në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy shteteve ndodhi një skandal i madh.

Një gol i pastër i Portugalisë nuk u pranua nga gjyqtarët, anipse pamjet tregojnë se topi ka kaluar vijën e portës.

Në këtë rast VAR nuk reagoi dhe në një farë mënyrë Serbia u "ndihmua" nga FIFA për të marrë një biletë në Katar.

Kapiteni i portugezëve, Cristiano Ronaldo kishte lëshuar fushën pas këtij skandali të madh të gjyqtarëve.

Ndeshja në fjalë përfundoi baras 2:2 dhe ajo pikë duket se ka luajtur rol kyç për kualifikimin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat