Ezgjan Alioski, një ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin historik të kësaj përfaqësueseje me kualifikimin në play off-in e Botërorit, përcolli emocionet e kësaj arritjeje nëpërmjet një lidhjeje me emisionin e “Euro Qualifiers”.
“Ne jemi të kënaqur shumë, por rruga është shumë e gjatë.
Nuk është e lehtë, por kaq sa kemi arritur është historike. Pas Europainit, është hera e parë që shkojmë në pay off, është historike për Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë ta kalojmë edhe barazhin pastaj do të jetë festë e madhe.
Pas Europianit, është hera e parë që shkojmë në play off, Shpresojmë ta kalojmë edhe barazhin pastaj do të jetë festë e madhe.”
Mund të ndesheni me Portugalinë, pasi Serbia ia ka marrë vendin e parë …
Varet, do të jetë e vështirë ndaj Portugalisë, por në futboll nuk ka favoritë, mund të ndodhë çdo gjë.
Cilën skuadër nuk do të doje ta kishe përballë, Portugalinë, Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës?
Zvicrën e kam qejf, sepse jetoj në Zvicrën dhe nuk kam luajtur kurrë kundër kësaj përfaqësueseje.