A e ndihmoi skandali i FIFA-s kualifikimin e Serbisë në Katar?

Futboll

A e ndihmoi skandali i FIFA-s kualifikimin e Serbisë në Katar?

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 08:23
Pamje nga loja

Serbia është kualifikuar direkt në Kampionatin Botëror “Katar2022”, duke e fituar grupin pasi mposhti Portugalinë me rezultat 1:2. Kjo fitore e vendosi në pozitën e parë dhe preu biletën për Katar.

Megjithatë, në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy shteteve ndodhi një skandal i madh. Një gol i pastër i Portugalisë nuk u pranua nga gjyqtarët, anipse pamjet tregojnë se topi ka kaluar vijën e portës.

Në këtë rast VAR nuk reagoi dhe në një farë mënyrë Serbia u ndihmua nga FIFA për të marrë një biletë në Katar.

Kapiteni i portugezëve, Cristiano Ronaldo kishte lëshuar fushën pas këtij skandali të madh të gjyqtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat