Rashica bëhet me trajner të ri në Norwich City

Futboll

Rashica bëhet me trajner të ri në Norwich City

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 09:17
Norwich City

Klubi i Norwich City ka konfirmuar emërimin e Dean Smith si trajner të ri të klubit.

Smith ka vënë në letër një kontratë dy-vjeçare e gjysmë dhe do t’i bashkohet në Norfolk ndihmës trajneri Craig Shakespeare.

Së fundi, Smith ishte menaxher i Aston Villa gjersa ai u shkarkua nga klubi pas rezultateve të dobëta.

Në Aston Villa ai ndihmoi në drejtimin e klubit drejt promovimit nga Championship gjatë sezonit të tij të parë në krye, përpara se të pasonin dy kampanja të suksesshme në Premier Ligë.

Smith gjithashtu e drejtoi Villan në finalen e Kupës së Ligës 2019/20, duke humbur nga Manchester City në Wembley.

Para periudhës së tij në Villa Park, Smith kishte mbajtur poste menaxheriale në Brentford dhe Walsall. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat