Goli i padrejtë i anuluar i Ronaldos që mund ta lë Portugalinë jashtë Botërorit

Futboll

Goli i padrejtë i anuluar i Ronaldos që mund ta lë Portugalinë jashtë Botërorit

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 09:21
Goli i Ronaldos

Portugalia pësoi disfatë në momentet e fundit nga Serbia të dielën mbrëma, duke humbur kështu pozitën e parë për të garuar tashmë në ‘Play-Off’ për një vend në Katar.

Portugezët ishin në një avantazh të hershëm kur Renato Sanchez realizoi në minutën e dytë të takimit, mirëpo rezultati më pas u barazua nga Dusan Tadic në minutën e 33-të.

Gjersa Portugalisë i përshtatej barazimi dhe po shkonte rrugës së kualifikimit në Botëror përmes pozitës së parë nga një barazim, megjithatë një gol në minutat shtesë nga Aleksandar Mitrovic bëri që Serbia të shënonte fitore dhe kësisoj të rrëmbente vendin e parë dhe të siguronte kualifikimin drejtëpërdrejtë për në Botërorin “Katar 2022”.

Portugezët tani duhet të kërkojnë kualifikimin në Botëror përmes pozitës së dytë nëpërmjet ‘Play-off’ kur do të ndeshen kombëtaret mes vete nga pozitat e dyta.

Kthim mbrapa, në ndeshjen e parë mes Serbisë dhe Portugalisë e zhvilluar në mars të këtij viti, ndeshja kishte përfunduar me barazim 2-2, megjithatë një gol i “padrejtë” i anuluar i Ronaldos mund t’i kushtoj shumë skuadrës portugeze.

Gjersa ndeshja po mbyllej barazim, Cristiano Ronaldo realizoi një gol në minutat shtesë për t’i dhënë epërsinë skuadrës, megjithatë ai gol u anulua nga referi anësor me pretekstin se nuk kishte kaluar vijën, megjithëse ishte e qartë se topi kishte kaluar vijën.

Pas atij goli të anuluar, Ronaldo i frustruar me vendimin e gjyqtarit protestoi ashpër teksa u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Tani pas mbylljes së këtij cikli kualifikues për botërorin e ardhshëm, mund të ndodhë që ky gol ta lë jashtë botërorit nëse portugezët nuk triumfojnë në ndeshjen e “play-off”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat