Sot është mbrëmja e Zvicrës! Zvicra apo Italia, kush do të kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror në futboll.
Futbollisti Xherdan Shaqiri sonte regjistron ndeshjen jubilare në fanellën e Zvicrës, të 100-tën. Shaqiri sonte ka mbrëmjen speciale.
Ai me me Zvicrën, synojnë fitore sa më bindëse, që mund t’i kualifikojë direkt në Kampionatin Botëror, krejt varet nga rezultati i Italisë.
Italia dhe Zvicra, me të njëjtat pikë në Grupin C, nga 15 pikë. Në rast se mbesin me pikë baras, goldallimi vendosë fatin e tyre. Italia luan në Belfast kundër Irlandës Veriore e Zvicra e pret Bullgarinë në Luzern.
Zvicra në këmbë, në pritje të kualifikimit, ndërsa shpresojnë në dështim të Italisë në Belfast. Tre shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Kastriot Imeri e Andi Zeqiri, janë në radhët e Zvicrës.
Renditja e dy të parëve në grupin C
1. Italia, 7 ndeshje, 13:2 gola, 15 pikë
2. Zvicra, 7 ndeshje, 11:2 gola, 15 pikë
Nëse të dyja skuadrat kanë saktësisht të njëjtin diferencë golash në fund, Zvicra kualifikohet.
Sepse vendimtare është goli i Silvan Widmer si mysafir në duelin direkt. Pas 0:0 barazimit në Basel, 1:1 në Romë vlen sikur ari!
Skuadra kombëtare rreth Yakin me Co. ka nevojë për një fitore të madhe kundër Bullgarisë të hënën në mbrëmje (20.45).