Tebas kundër Superligës

Futboll

Tebas kundër Superligës

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 13:11
Tebas kundër Superligës

Mes fjalimeve të shumta në Samitin Social të Futbollit në “Olimpico” të Romës, ishte edhe ai i presidentit të Ligës Spanjolle, Javier Tebas.

“Klubet më të rëndësishme kanë qenë më të prekurat nga ndeshjet me dyer të mbyllura, – tha ai. – Sistemi ynë vendos kufijtë e pagave për klubet.

Kufijtë e rëndësishëm në pagat e lojtarëve na kanë ndihmuar të frenojmë dëmin ekonomik. Ndikimet negative janë të lidhura me pandeminë. Pavarësisht se çfarë pretendon Barcelona, ​​ne si La Liga vazhdojmë të bëjmë mirë. Nuk kemi probleme me falimentimin dhe nuk kemi kërkuar ndihmë shtetërore”.

Për Superligën Europiane, spanjolli shtoi: “Është marrëzi.

Do të kishte ndezur probleme në futbollin evropian, nuk do të kishte zgjidhur asgjë. Ne kemi më shumë se 1500 klube në Evropë, jo vetëm ato 20 që ishin përfshirë në të fillimisht.

Superliga do t’i kishte përkeqësuar pasojat ekonomike, duke ulur të ardhurat nga garat kombëtare. Do të ishin ulur vlerat e të drejtave televizive, për shembull në Spanjë dhe Itali. Vetëm në Spanjë do të kishim humbur një miliard dhe 900 milionë euro për shkak të Superligës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat