Manchester United i ka nisur bisedimet me portierin spanjoll për vazhdimin afatgjatë të bashkëpunimit
David de Gea mund ta vazhdojë karrierën në Manchester United.
“Djajtë e Kuq” tashmë i kanë nisur bisedimet me portierin spanjoll për vazhdimin e kontratës.
Për këtë siguron mediumi “Fichajes”.
Kontrata aktuale e përfaqësuesit spanjoll do të skadojë në më pak se dy vjet.
Por, klubi nga “Old Trafford” është i vendosur për ta vazhduar bashkëpunimin me ish-portierin e Atletico Madridit.
United dëshiron ta evitojë përsëritjen e situatës aktuale të Paul Pogbas, të cilin mund ta humbasë pa para verën tjetër.