Manchester United është duke e kërkuar partnerin e Raphael Varanet për sezonin e ardhshëm
Manchester United po planifikon të bëjë ndryshime në ekip për sezonin e ardhshëm.
“Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin mbrojtësit të Sevillës, Jules Kounde.
“Todofichajes” raporton se klubi anglez e sheh këtë lojtar si zëvendësues të Harry Maguire.
Klubi nga “Old Trafford” po e kërkon një mbrojtës qendror i cili do të jetë partner me Raphael Varanen nga sezoni tjetër.
Sevilla do t’i kërkojë 80 milionë euro për lojtarin, aq sa është paraparë klauzola e shkëputjes së kontratës.
Pra, nga sezoni tjetër mund ta kemi një qendër të mbrojtjes krejtësisht franceze në “Teatrin e Ëndrrave”.