Sulmuesi Armando Broja ashtu siç nuk ishte në gjendje që ta ndihmojë Shqipërinë në ndeshjen ndaj Anglisë, nuk do të mund ta bëjë këtë as sonte në ballafaqimin me Andorrën.
Para ballafaqimit me Andorrën, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Air Albania” nga ora 20:45, Broja ka lëshuar një mesazh inkurajues për bashkëlojtarët e tij.
Ai u ka uruar sukses lojtarëve si dhe ka dërguar një mesazh të veçantë për tifozët kuqezi.
“I uroj çunave suksese sonte. Një urim të veçantë e kam për të gjithë tifozët kuqezi për mbështetjen e madhe që na jepni gjithmonë të luftojmë për flamurin tonë! Ne jemi kuqezi, ne jemi Shqipëria! Forca!”, shkruan Broja në postimin e tij në “Instagram”
Shqipëria është në vendin e tretë në grupin I dhe tashmë i ka humbur të gjitha gjasat për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, por do të luftojë për ta ruajtur pozitën e tretë në këtë grup.