Xherdan Shaqiri ka një mijë e një arsye që të kremtojë deri në mëngjes.
Është shqiptari i parë që ka arritur një mrekulli, ndeshjen jubilare, e 100-ta për Kombëtaren e Zvicrës.
Sonte ka festë të dyfishtë, 100 ndeshje në fanellën e Zvicrës dhe arritën kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror.
Kapiteni Shaqiri, si gjithmonë i buzëqeshur, nuk i harron as shokët, as Granit Xhakën, që ka munguar për shkak të lëndimit.
“Kualifikimi, ky ishte qëllimi ynë. I përshëndes të gjithë: Granitin (Xhakën), Breel...
Ju presim që të shkojmë të gjithë bashkë në Katar””, ka thënë mes të tjera Shaqiri për “SFR”.
Zvicra shkatërroi me rezultat 4:0 Bullgarin.
Zviceranët përfundojnë të parët me 18 pikë në Grupin C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, dy pikë më shumë se kampioni i Evropës, Italia, kjo e fundit mbetet në play-off.