Messi në fushë ndaj Brazilit!?

Futboll

Messi në fushë ndaj Brazilit!?

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:39
Messi në fushë ndaj Brazilit!?

Përballja mes Argjentinës dhe Brazilit mbetet gjithnjë një “Klasike” jo vetëm e Amerikës së Jugut, por në të gjithë botën. Pavarësisht se Brazili e ka siguruar biletën për në Botërorin e vitit 2022, kjo nuk i heq asgjë sharmit të kësaj sfide. Dhe trajneri i Argjentinës, Skaloni, nuk ka ndërmend të kursejë askënd për këtë përballje të madhe.

Madje, edhe Lionel Messi, i cili vjen nga disa shqetësime me ekipin e tij, PSG-në, pritet të jetë në fushë.

Të paktën kështu ka deklaruar trajneri i Argjentinës, i cili ka çelur një tjetër fron lufte me Paris SG-në.

Duke folur për gjendjen e Lionel Mesit, Skaloni ka deklaruar se “Pleshti” do të jetë rregullisht në fushë. “Messi ishte në gjendje të mirë edhe për takimin me Uruguain, por në fund vendosëm se ishte më mirë të mos luante. Për takimin me Brazilin është e konfirmuar se do të jetë në fushë dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë e të na japë një dorë”, ka thënë Skaloni.

Është një takim i një vështirësie mjaft të lartë, sepse luajmë ndaj Brazilit lider të grupit. Ata janë klasifikuar, por kjo nuk do të thotë asgjë, ata nuk do të vijnë për shëtitje.

Brazili i tanishëm është edhe më i rrezikshëm, sepse luan shumë vertikal, si kurrë më parë. Duhet të bëjmë kujdes, sepse të jeni të bindur se nuk do të na falin asgjë. Ne duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë”, ka thënë Skaloni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat