Calhanoglu: Interi më i mirë se Milani

Futboll

Calhanoglu: Interi më i mirë se Milani

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:55
Calhanoglu: Interi më i mirë se Milani

Pas golit në derbi dhe veshëve të treguar për tifozët kuqezi, Hakan Calhanoglu vazhdon deklaratat e tij kundër Milanit.

“Është një zgjedhje e veçantë, por kjo është jeta, duhet të shikosh përpara dhe jo prapa. Unë i jam shumë mirënjohës Milan-it.  E dija që Interi ka qenë gjithmonë një skuadër e madhe, ata e kanë mundur shpesh Milanin, vitet e fundit e kanë treguar se janë më të fortë”.

Turku u shpreh në podcastin e “433” dhe foli për kalimin e tij në verë nga njëra anë e Milanos në tjetrën:

“Kontrata ime po përfundonte, agjenti im po  punonte për më të mirën tek unë. Kam kaluar 4 vite të mira te Milani, respektoj të gjithë, kam shumë miq atje që i takoj herë pas here.” 

Pse vendosa të shkoj në Inter? Doja një sfidë të re në karrierën time. Zgjodha me familjen time dhe jam i lumtur që jam këtu. Është një klub i madh, ata fituan kampionatin sezonin e kaluar dhe luan në Champions League. Ka shumë konkurencë sepse ka shumë lojtarë cilësorë”, ka folur Hakan Calhanoglu për “433”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat