Tirana zyrtarizon stadiumin

Futboll

Tirana zyrtarizon stadiumin

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:59
Tirana zyrtarizon stadiumin

Tirana zyrtarizon stadiumin për ndeshjen me Dinamon!

Tirana pret të enjten Dinamon për llogari të Kupës së Shqipërisë teksa bardheblutë do të kërkojnë përmbysjen duke qenë se në ndeshjen e parë janë mposhtur me rezultatin 2-0.

Ditën e sotme, klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar edhe stadiumin ku do të zhvillohet sfida ndërsa është përzgjedhur impianti më i ri në vend, Air Albania.

Sfida do të nisë në orën 19:45, teksa në faqen e tyre zyrtare Tirana njofton edhe hedhjen e biletave në treg duke kërkuar mbështetjen e tifozëve për të vazhduar rrugëtimin në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat