Zvicra e bën një hap të madh me selektorin, ia zgjat...

Futboll

Zvicra e bën një hap të madh me selektorin, ia zgjat...

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 12:39
Zvicra e bën një hap të madh me selektorin, ia zgjat...

Zvicra ia ka zgjatur kontratën trajnerit Murat Yakin, pas suksesit që e arriti, duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm në Katar.

Erdhi me skepticizëm në ekipin kombëtar të Zvicrës, pas suksesit historik që Petkoviç e arriti në Evropian, por Murat Yakin e dëshmoi se e meriton pozitën e përzgjedhësit duke e dërguar Shaqirin me shokë në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Me këtë kualifikim, kontrata e Yakin u zgjat automatikisht deri në vitin 2024, pasi arriti që të siguronte kualifikimin në Botëror, duke lënë në play-off kampionin aktual të Evropës, Italinë.

Këtë e konfirmoi vet trajneri Yakin në konferencën për media pas fitores dhe kualifikimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat