Southgate: Kualifikimi erdhi falë ndeshjeve në Budapest, Varshavë dhe Shqipëri

Futboll

Southgate: Kualifikimi erdhi falë ndeshjeve në Budapest, Varshavë dhe Shqipëri

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 12:52

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka komentuar suksesin e raundit të arritur nga ekipi i tij në San Marino, i cili kualifikon ”Tre Luanët” në Kupën e Botës  Katar 2022.

“Kualifikimi erdhi falë ndeshjeve në Budapest, Varshavë dhe Shqipëri. Më duhet të falënderoj të gjithë lojtarët dhe stafin, ishte një vit shumë i mirë. Ne treguam një mentalitet të madh, edhe në një ndeshje si sonte, ku nuk mundëm të bënim asgjë për nivelin e kundërshtarëve. Mënyra se si luajti dhe aplikoi ekipi ishte fantastike“.

Harry Kane tani është pesë gola më pak se rekordi i Rooney (53) për Anglinë .

“Nëse do ta kishim lënë në fushë, familja e Wayne do të na kishte “rrahur” në telefon duke kërkuar që ta nxirrnim jashtë”, tha Southgate për “ITV Sport” .

“Ai është një sulmues fenomenal, ai nuk ka luajtur shpesh në ato ndeshje ku zakonisht ka shumë mundësi. Sonte ne donim t’i jepnim këtë mundësi dhe ai e shfrytëzoi shumë mirë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat