Zviceranët për Xherdan Shaqirin: Golat e ëndrrave, shqiponja dykrenore, heroi dhe 100 ndeshje...

Futboll

Zviceranët për Xherdan Shaqirin: Golat e ëndrrave, shqiponja dykrenore, heroi dhe 100 ndeshje...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:44
Shaqiri kur i shënoi Polonisë në vitin 2016

Xherdan Shaqiri luajti ndeshjen e tij të 100-të për Zvicrën në duelin e rëndësishëm kualifikues për Kampionatin Botëror kundër Bullgarisë, shkruan media e njohur zvicerane “20 min”.

30-vjeçari deri më tani ka shënuar 26 gola.

“Që nga debutimi i tij me 3 mars të vitit 2010, Xherdan Shaqiri është duke luajtur për Kombëtaren.  

Atëkohë 18-vjeçar, përfundoi ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare nën drejtimin e Ottmar Hitzfeld në ndeshjen testuese, 1:3.

Image

Deri më sot, 99 misione të tjera pasojnë. Krahas Cristiano Ronaldos, Romelu Lukakut dhe Ivan Perishiç, Shaqiri është i vetmi lojtar në botë që ka pasur sukses në çdo Kampionat Evropian dhe botëror që nga viti 2014.

Me gjithsej tetë gola në turnetë e mëdha, ai ka qenë edhe golashënuesi rekord zviceran që nga vera e kaluar.

Lojtari i Lyonit kurorëzoi ndeshjen e tij të 100-të ndërkombëtare kundër Bullgarisë (4:0) të hënën në mbrëmje me dy asistime dhe morën biletën për në Kampionatin Botëror”, shkruan mes të tjera “20min”.

“100 ndeshje, është një numër i mirë. Nuk është çdo ditë që mund të luash kaq shumë lojëra për vendin tënd”, ka thënë Shaqiri. “Më bën shumë krenare që mund ta përjetoj këtë. Gjithmonë jam përpjekur të jap gjithçka për vendin tim”, tha më tej.

Xherdan Shaqiri ka shënuar tashmë disa gola të mrekullueshëm në karrierën e tij, më të mirët që shënoi në një kohë kur kombëtarja ishte në prag të eliminimit:

Image

Në 16-ën e finales së Kampionatit Evropian - 2016 në Francë, Zvicra ishte duke humbur 1:0 kundër Polonisë. kur Shaqiri vendosi të godas. Falë tërheqjes së mrekullueshme nga ana e zonës së rreptësisë, kombëtarja barazoi në minutën e 82-të dhe ndeshja shkoi në shtesë dhe në fund në penallti fituan me 5:4 polakët. Megjithatë, aventura mori fund.

Në ndeshjen e tij të shtatë me kombëtare, Shaqiri shënoi golin e parë – dhe çfarë gol! Më 7 shtator të vitit 2010 në humbjen 1:3 në shtëpi kundër Anglisë në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Image

Shaqiri realizoi një tjetër het - trik në Kombëtare, ajo që u zhvillua në skenën më të madhe: Në ndeshjen e fundit në grup të Kupës së Botës 2014 në Brazil,

Zvicra kishte nevojë për një fitore kundër Hondurasit për të kaluar në raundin e 16-të. Dhe Shaqiri shënoi në minutën e 6-të me një goditje të bukur nga distanca. Në minutën e 31-të ai shënoi golin e dytë dhe në të 71-ën qershia ishte mbi tortë.

"Bëje Xherdan, bëje Xherdan - po, po, po, po!" bërtiti Sascha Ruefer në mikrofon. Dhe më pas pasuan brohoritjet e famshme për shqiponjën dykrenore, të cilat çuan në diskutime të nxehta.

Zvicra ishte duke humbur me 0:1 ndaj Serbisë, Granit Xhaka kishte shënuar golin e rëndësishëm të barazimit dhe Shaqiri në minutën e 90-të për fitoren e shumëvlerësuar 2:1”, shkruan mes të tjera “20 min”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat