“Los Blancos” janë të gatshëm ta transferojnë mesfushorin holandez, i cili nuk e ka gjetur veten sa duhet në Manchester United
Real Madridi ia ka vënë syrin mesfushorit të Manchester United, Donny van de Beek.
“Los Blancos” dëshirojnë të përfitojnë nga pakënaqësitë e futbollistit holandez.
Dhe, gjiganti spanjoll shpreson që ta marrë me pak para ish-futbollistin e Ajaxit.
Sipas mediumit “Fichajes”, “Mbretërit” do të tentojnë ta transferojnë 24 vjeçarin në afatin kalimtar të janarit.
Futbollisti dëshiron të luajë në një ekip ku do të kishte vazhdimësi.
Ai e ka mendjen edhe tek Kombëtarja e Holandës, me të cilën synon të jetë pjesë e Botërorit të Katarit..