Tifozi ia kërkon fanellën në mënyrë të veçantë, Bellingham e injoron duke e nderuar një tjetër të pranishëm në stadium!
Futbollisti anglez Jude Bellingham në mënyrë qesharake e “injoroi” një tifoz që i kërkonte fanellën përmes një mesazhi në një pankartë gjatë ndeshjes me San Marinon.
Në vend të tij, Bellingham vendosi t’ia dhuronte fanellën e tij një tifozi tjetër që ndodhej afër tij.
Bellingham regjistroi për herë të parë 90 minuta me Anglinë të hënën mbrëma kur fituan 0-10 ndaj San Marinos në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Interesimi i tifozit që mbante pankartën në duar ishte tejet interesant ngase dukej se nuk e ka pritur një “injorim” të tillë.