Chelsea po e konsideron mundësinë e një transferimi të mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, raporton “Calcio Mercato”.
“Blutë e Londrës” po e shohin 26-vjeçarin si një zëvendësues të mundshëm për Saul Niguez.
I cili ka dështuar të dëshmohet dhe ka pasur vështirësi që kur u transferua në “Stamford Bridge” si huazim nga Atletico Madridi.
Rabiot ka qenë gjithashtu i lidhur me Newcastle United për shkak se nuk ka gjetur hapësirë për të luajtur në këtë sezon nën urdhrat e trajnerit Maximiliano Allegri.