​Sterling preferon Arsenalin para Barcelonës

Futboll

​Sterling preferon Arsenalin para Barcelonës

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 17:23
​Sterling

Raheem Sterling është më i hapur ndaj idesë për t’u bashkuar me Arsenalin se sa me Barcelonën.

Sipas “Tuttomercatoëeb”, reprezentuesi anglez është duke i studiuar alternativat e tij pasi nuk është i gatshëm të vazhdojë qëndrimin te Manchester City i Pep Guardiolas.

Sterling njihet si një sulmues krahu shumë i shpejtë dhe Barcelona e ka identifikuar si një opsion shumë konkret për ekipin që tani drejtohet nga trajneri Xavi Hernandes, por duket që lojtari dëshiron të vazhdojë të luajë edhe më tutje në kampionatin anglez dhe preferon të kalojë tek rivali i Cityt, Arsenali.

Ofertat e këtyre dy klubeve për Sterling pritet te paraqiten në afatin kalimtar të janarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat