Shqipëria U21 do të sfidojë Kosovën në “Fadil Vokrri”, sonte në orën 19:00.
Një një ndeshje të vlefshme për Kampionatin Europian, teksa në listën e kuqezinjve të Alban Bushit ka pasur një ndryshim të rëndësishëm.
Kështu sulmuesi Diar Nikqi, i cili ishte i grumbulluar me Shqipërinë U19, është bashkuar me Shpresat dhe do të jetë nën urdhrat e Bushit për sfidën ndaj “dardanëve”.
Ndërkohë mbrojtësin Ramen Çepele nuk do të mund të japë kontributin e tij, pasi është dëmtuar dhe nuk do të jetë as në stol për këtë takim.