Shqipëria U-21 mposhtet në minutën e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kuqezinjtë mundën me rezultat 2:1 nga Kombëtarja e Kosovës U-21, në ndeshjen e xhiros së 6-të të Grupit G të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21.
Ndeshje e luftuar mes Kosovës dhe Shqipërisë, megjithatë Kosova ngadhënjeu në çastet e fundit, fitore e madhe dhe që gëzon të gjithë.
Në minutën e 58-të, Bernard Karrica, kaloi në epërsi kuqezinjtë.
Kjo epërsi nuk zgjati më shumë se 8 minuta (66’) kur Erolind Krasniqi barazon rezultatin (1:1).
Në fund të takimit përkatësisht në minutën e 90+2, Arlind Sejdiu realizon për fitoren e madhe të Kosovës U-21.
Duhet theksuar rastin në minutën e 19-të, mundësi e shkëlqyer për të shënuar e Dobrës pas një pasimi diagonal të Ismajlgecit. Sulmuesi ndalet nga portieri e më pas mbrojtja e Kosovës largon para se sfera të kalojë vijën fatale.
Edhe në minutën e 80-të, predhë e Zeqirit, por Tafas përgjigjet me një grushtim spektakolar duke shpëtuar portën shqiptare.
Republika e Çekisë kryeson renditjen me 13 pikë, Shqipëria renditet në të tretën me 9 sosh dhe Kosova U-21 është në të pestin (një ndeshje me pak) me 6 sosh.