Kombëtarja e Uellsi ka barazuar me rezultat 1:1 në duel me Belgjikën.
Futbollisti De Bruyne shënoi në minutën e 12-të për belgët.
Në minutën e 32-të, Kieffer Moore barazon rezultatin 1:1.
Belgjika përfundon në vend të parë me 20 pikë dhe Uellsi në të dytin me 15 sosh, duke lënë pas Republikën e Çekisë me 14 në Grupin E të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Belgjika kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror e Uellsi mbetet në play-off.