Genoa, aventura e Shevchenko-s nis me dy lajme të këqija!
Genoa është rikthyer të stërvitet pasditen e së martës në Qendrën Sportive Gianluca Signorini në prag të sfidës së kampionatit kundër Roma-s.
Kapiteni Domenico Criscito dhe Felipe Caicedo kanë qenë të detyruar të ndalen para fundit të seancës stërvitore, për shkak të disa problemeve muskulore.
Serioziteti i dëmtimeve do të mësohet pas vizitave që do të zhvillohen në orët e ardhshme.