Qendërmbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti sot është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës së Padovës, shkruan Insporti.
Ajeti kryeu vizitat mjekësore para katër ditësh dhe pas stërvitjeve të sotme, pasdite erdhi edhe zyrtarizimi.
Arlind Ajeti ishte lojtar i lirë që pas largimit nga Reggiana dhe së fundmi Padova e ka bindur dhe ka nënshkruar.
Kontrata e mbrojtësit do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2022.
Në marrëveshje ka edhe një klauzolë që e rinovon edhe me një sezon marrëveshjen, nëse Padova do të ngjitet në Serie B.