Milani thuhet se është gati të nënshkruajë një marrëveshje të re me Stefano Pioli, pasi CEO Ivan Gazidis mbërrin në Itali të enjten për të zgjidhur detajet përfundimtare.
Pioli është bombarduar me pyetje në lidhje me të ardhmen e tij në Milanello, pasi ish-trajneri i Interit i ka udhëhequr kuqezinjtë në majat e futbollit italian.
Milani është lider së bashku me Napolin në Serie A, teksa ende janë të pamposhtur me 32 pikë pas 12 ndeshjeve, shkruan footballitalia.
Pioli ka një mesatare prej 1.97 pikësh në 104 ndeshje me Milanin dhe 10 fitoret në Serinë A 2021-2022 kanë nxitur mediat të kërkojnë përgjigje për situatën kontraktuale të trajnerit.
Piolit iu dha çmimi i trajnerit të muajit të Lega Serie A në tetor dhe Milani po punon për ta lidhur atë me një marrëveshje të re në San Siro