Kanë përfunduar 5 ndeshjet e fundit të muajit nëntor të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.
“Klasikja” Argjentinë-Brazil ka përfunduar në “paqe” 0:0. Me këtë barazim, skuadra e “Seleçao”-s, renditet në vendin e parë në kuotën e 35 pikëve, ndërsa kombëtarja “Albiceleste” klasifikohet e dyta duke grumbulluar 29 pikë.
Kili është mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-2 ndaj Ekuadorit. Golat u shënuan nga Estupinan në minutën e 9′ dhe Kaisedo në minutën e 90+3′.
Pa gola 0:0 ka mbaruar dhe ndeshja Kolumbi-Paraguaj.
Bolivia ka triumfuar 3-0 kundër Uruguajit. Golat u shënuan nga Arse në minutën e 29′, Moreno në të 45′ dhe sërish Arse në minutën e 79′.
Peruja ka fituar me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Venezuelës. Shifrat u hapën nga ish-milanisti, Xhanluka Lapadula në minutën e 18′, më pas baraspeshën e vendosi për Venezuelën, Maçis në minutën e 52′, ndërsa goli i fitores për Perunë erdhi nga Kueva në të 65′.