Pas fitores së Kosovës U21 ndaj Shqipërisë U21, Andin Lokaj me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, mbrëmë fyeu futbollistët shqiptarë të Shqipërisë, ku shkroi se:
“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribuna”.
Pas deklaratës kontraverse të Andin Lokajt, lidhur me futbollistët e Shqipërisë, Insporti kontaktoi me Drejtorin e RTK’së, Ngadhnjim Kastratin, i cili njoftoi se “Drejtori i TV ka kërkuar nga producenti ekzekutiv marrjen e masave ndaj Lokajt konform rregulloreve te brendshme”.
Insporti kontaktoi poashtu edhe me drejtorin e Televizionit, Festim Kabashin, i e konfirmoi se rasti i Andin Lokajt do të trajtohet konform rregulloreve të RTK-së.
“Ju njoftoj se kam kerkuar raport me shkrim nga eproret e tij per kete rast. Pas sqarimeve te nevojshme, rasti do te trajtohet konform rregulloreve te RTK-se.”
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që gazetari i Televizionit publik të Kosovës, që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë të Kosovës bën deklarata të tilla.