Shkëmbi: Pauza na erdhi në momentin e duhur

Futboll

Shkëmbi: Pauza na erdhi në momentin e duhur

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 13:29
Shkëmbi: Pauza na erdhi në momentin e duhur

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e nesërme në Kupë ndaj Tiranës.

Tekniku i bluve, thekson se pauza erdhi në momentin e duhur pasi i duhej kohë për të rikuperuar futbollistët nga gjendja psikologjike dhe fizike.

Nga ana tjetër, Shkëmbi u shpreh se objektivi minimal i klubit është Europa.

“Pushimi erdhi në momentin e duhur për disa lojtarë për gjendjen fizike që kishim. Kemi rikuperuar disa lojtarë, por edhe nga ana psikologjike ky pushim na bën mirë. Gjendja është pak më mirë, rikthehet Sofranac. Objektivi minimal është Europa, kjo është dëshira.

Synimi nesër është të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të kualifikohemi, e pastaj të mendojmë për kampionatian dhe për t’u afruar me kreun. Pas rezultateve jo të mira nuk është e thjeshtë situata, por kemi në ekip lojtarë me eksperiencë që kanë provuar shumë rezultate gjatë karrierës.

Koha e pushimit na bëri mirë për të harruar dhe për t’u fokusuar te ndeshja nesër. Gjithmonë mendja është te ndeshja e radhës, kualifikimi do të na bëjë të ndjehemi mirë edhe në kampionat”, u shpreh Shkëmbi/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat