Futbollisti i Real Madridit i ka idetë e qarta

Futboll

Futbollisti i Real Madridit i ka idetë e qarta

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 13:41
Futbollisti i Real Madridit i ka idetë e qarta

Sulmuesi francez thotë se “Trekolorët” kanë kapacitet ta mbrojnë titullin, shpreson edhe te çmimi individual

Karim Benzema është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme.

Sulmuesi francez shënoi edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Finlandës në kualifikimet e Botërorit 2022.

Dhe, futbollisti i Real Madridit i ka idetë e qarta.

Ai synon ta fitojë përsëri Botërorin me Francën dhe nuk e fsheh dëshirën për ta fituar edhe Topin e Artë.

“Jam i lumtur kur fitojmë, kur luaj dhe kur arrij të shënoj. Jam mjaft i kënaqur dhe shpresoj që ky moment i mirë të vazhdojë për një kohë të gjatë. Duke e parë skuadrën që e kemi, Botërori duhet të jetë njëri prej objektivave tanë. Duhet të përgatitemi mirë për të provuar ta fitojmë përsëri”, deklaroi fillimisht Benzema.

Sa i përket Topit të Artë, ai tha: Do ta shohim, shpresoj që ta fitoj.

Benzema është në listën e lojtarëve kandidatë për ta fituar çmimin prestigjioz individual.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat