Edhe pse në moshën 40 vjeçare, Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të tregojë që mosha është thjesht një numër.
Pas humbjes së Euro 2020 për shkak te lëndimit, sulmuesi i Milanit u aktivizua me fanellën suedeze në disfatën ndaj Spanjës.
Stefano Pioli e kishte shpërblyer Ibrahimoviçin me një ditë pushimi, për shkak të lodhjes nga ndeshja dhe fluturimi. Megjithatë duket se pasioni për futbollin dhe dëshira për të qenë protagonist me Milanin, e ka bërë suedezin të mos e humbë kurrsesi seancën e sotme.
Ai u stërvit rregullisht me shokët e skuadrës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës.