Dule fyen FFK-në e Agim Ademit: Urrejtja e shqiptarëve është e pamasë

Futboll

Dule fyen FFK-në e Agim Ademit: Urrejtja e shqiptarëve është e pamasë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:34
Dule fyen FFK-në e Agim Ademit: Urrejtja e shqiptarëve është e pamasë

Gjatë ditëve të fundit në Serbi merren me Republikën e Kosovës, sidomos do farë ish futbollistët të Cërvena Zvezdës, klubit famëkeq. 

Është interesant se zhurmën më të madhe e bëjnë ata që janë të lidhur me Zvezdën dhe politikën e ish zëdhënësit të kryekasapit Sllobodan Milosheviq, Aleksandar Vuçiq. 

Dushan Saviq, i njohur si Dule, një ish futbollist i Zvezdës, pa fije turpi flet në lidhje me Kosovë. 

“Përfaqësuesit e të ashtuquajturit FS Kosova janë histerik për shkak të kualifikimit të Serbisë në Botërorin e Katarit”, kështu ka thënë Saviqi. 

Federata e Futbollit e Kosovës u ankua për shovenizmin serb, ku futbollistët e Serbisë pas ndeshjes me Portugalinë, u paraqiten me bluza provokuese dhe me këngën që përmend qytetet në dy shtetet fqinje, Prizrenin në Kosovë dhe Ruminë në Mal të Zi.

“Mos u ankuan se nuk ishte e gjithë kënga dhe jo vetëm vargu i parë?”, llomotit Saviq në TV “Pink”.

Dule e quan FFK-në e Agim Ademit organizatë terroriste!

“Urrejtja e shqiptarëve është e pamasë, kjo mund të ketë dalë vetëm nga truri i tyre, ose ata që i drejtojnë...

Tani le të merret me këtë UEFA-n, pasi e mori atë organizatë terroriste të luante futboll dhe të përhapte urrejtje përveç statutit të saj...  Ata do ta trajtojnë këtë temë në të njëjtën mënyrë që i kanë pritur. Meqë ra fjala, habitem që nuk kërkuan anulimin e ndeshjes në Lisbonë, që Portugalia të fitonte me rezultatin zyrtar”, llomotit Saviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat