Ndeshjet mbresëlënëse në kualifikueset e Kampionatit Botëror, mesfushorin e Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhin, e vendosën në përbërjen e më të mirëve.
“Futbollisti i Levantes ishte më i miri kur ishte më së i nevojshëm. Ndaj Armenisë shkëlqeu me ‘het-trik”’, më pas me Islandën ishte ndër më të mirët”, ka shkruar mes të tjera “Ekipa.mk”.
Faqja e futbollit “whoscored” e vendosi atë në 11-shen ideal në kualifikueset e Botërorit së bashku me Maguiren, Van Dijk, Lewandowskin, Kanen, Depayn…
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/17/auto_91637160621.jpg)
Përbërja më e mirë
“Bardhi ka notën 7.82. Në të njëjtën kohë, faqja “sportskeeda” ka veçuar Enis Bardhin si një nga pesë befasitë më të mëdha në kualifikueset e Botërorit. Ai doli i katërti pas Islam Slimanit nga Algjeria, i cili doli i pari, pastaj Aleksandar Mitroviq i Serbisë dhe Alexis Sanchez i Kilit në të tretin”, shkruan më tej.