Kanë përfunduar ndeshjet e programit të sotëm në Kupën e Shqipërisë, ku tanimë janë konfirmuar skuadrat të cilat kanë siguruar biletën drejt çerekfinales së kësaj gare.
Fillimisht, skuadra e Flamurtarit e mposhti Kastriotin si mysafirë me rezultat 4:2, ku fitore regjistroi edhe Kukësi që e mposhti me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Egnatias.
Kurse, kampioni aktual i kësaj gare Vllaznia e mposhti me rezultat të thellë 6:1 skuadrën e Pogradecit.
Tanimë janë konfirmuar skuadrat të cilat kanë arritur ta prekin fazën e çerekfinales në Kupën e Shqipërisë, ku ka mbetur vetëm edhe përballja mes Dinamo Tiranës dhe skuadrës së Tiranës që të përcaktojë gjysmëfinalistin e fundit.
Skuadrat të cilat kanë siguruar biletën drejt çerekfinales së kësaj gare janë Flamurtari, Egnatia, Laçi, Partizani, Teuta, Vllaznia dhe
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Kupën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.
Kastrioti 2 – 4 Flamurtari
Kukësi 1 – 0 Egnatia
Laçi 1 – 1 Tomori Berat
Partizani 2 – 0 Besëlidhja Lezha
Skënderbeu 2 – 2 Bylis (3-2 në penallti)
Teuta 2 – 0 Korabi Peshkopi
Vllaznia 6 – 1 Pogradeci