Ndeshja mes Argjentinës dhe Brazilit, klasikja e futbolli të Amerikës së Jugut, nuk shmang kurrë polemikat. Kështu ka qenë edhe ndeshja e luajtur mbrëmë, e cila u mbyll në barazim pa gola, po ku nuk munguan episodet e diskutueshme.
Një prej tyre ishte një goditje më bërryl e Otamendi ndaj Rafinja që nuk u ndëshkua nga gjyqtari e as nuk u sinjalizua nga VAR. Episod që ka acaruar shumë brazilianët.
Këtë pakënaqësi e shprehu hapur pikërisht trajneri Tite pas ndeshjes.
“Është e pamundur që të mos shihet ajo goditje me bërryl e Otamendi ndaj Rafinja. VAR nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë, Është e pakuptueshme.
E pakuptueshëm në fakt nuk është termi që do të dëshiroja që të përdorja, E thashë vetëm sepse jam një person i edukuar”, Ishte komenti i trajnerit.