Claudio Marchisio, ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë, ka dhënë një intervistë për “La Stampa”, në të cilën ka pasur rastin të flasë për paraqitjet e fundit të kombëtares italiane dhe mungesën e kualifikimit direkt në Botërorin e Katarit.
Ndër temat e trajtuara nga “Principino” ishte dhe beteja për titullin në Serie A.
Që nga titulli i intervistës së dhënë nga gazeta, kuptohet mendimi i Marchisio:
“Evropiani i ka fshehur problemet e Italisë. Të kualifikohemi përmes ‘play-off’-it nuk do të jetë e lehtë”. Deklarata jep një shpjegim mjaft të qartë nga ish-lojtari i bluve, i cili mburret me 55 paraqitje për Italinë:
“Elementi kryesor i brishtësisë është mungesa e një bomberi të nivelit ndërkombëtar”.
Nga kombëtarja në Serie A me një mendim për betejën në krye të renditjes: “Për titullin them Milani, është skuadra e rritur më shumë.
Napoli priret të bjerë në momente të vështira”.