PSG duket se do të “vjedhë” një tjetër talent nga sektori i moshave të Barcelona-s pas Xavi Simons e Kais Ruiz.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Diego Almeida, i cili do të mbushë 18 vjeç në shkurt.
Parisienët janë gjithmonë të kujdesshëm ndaj produkteve të Barcelona-s dhe duket se do të kërkojnë t’i heqin nga duart Xavi-t një lojtar premtues për të ardhmen e klubit.
17-vjeçari ka tërhequr vëmendjen edhe të disa klubeve të tjerë të huaj, por duket se qëllimi i tij është të vazhdojë në Katalonjë.