Xavi merr lajmin e parë të keq si trajner i Barcelonës

Futboll

Xavi merr lajmin e parë të keq si trajner i Barcelonës

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:57
Xavi Hernadez

Trajnerit të ri të Barcelonës Xavi Hernadezit i është dhënë një lajmë aspak i mirë sa i përket blerjeve të reja që ai mund t’i kishte planifikuar për në afatin kalimtar të janarit.

Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany, ka zbuluar se klubi i La Ligës nuk është në gjendje të nënshkruajë me lojtarë të rinj në janar, nëse nuk bëjnë sakrifica dhe largime të lojtarëve nga përbërja aktuale.

"Sot, nuk ka asnjë mundësi për blerje të reja në merkaton e dimrit. Por ne jemi duke punuar për këtë.", u tha Alemany gazetarëve.

Alemany shtoi se Barça "do të shohë se çfarë mund të bëhet" pasi katalanasit kërkojnë të përforcojnë skuadrën e tyre pas emërimit të Xavi si trajner.

Xavin e pret një punë shumë e vështirë për ta këndellur Barcelonën pasi ajo e ka nisur shumë keq sezonin dhe momentalisht renditet në vendin e nëntë me vetëm 17 pikë pas 12 ndeshjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat