Lajm i mirë për të gjithë në radhët e Struga Trim & Lum, e veçanërisht për trajnerin Srgjan Zaharievski.
Pas një pauze prej nëntë muajsh, Ard Kasami, njëri prej lojtarëve kyç, është rikthyer në skuadër strugane.
Pas rikuperimit nga operacioni i ligamenteve, ditë më parë ai luajti disa minuta në ndeshje miqësore ndaj Veleshtës.
“Ndjej shumë emocione. Pushimi ishte vërtet shumë i gjatë, por tani gjithçka është në rregull.
Më e rëndësishmja është që u ktheva në skuadër, u ktheva në futboll.
Falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan në këtë periudhë të vështirë për mua, sigurisht familjen dhe klubin Struga TL mbi të gjitha. Më dhanë mbështetjen e duhur”, - tha Kasami.