I ftuar në mikrofonin e RMC në programin “Rothen S'enflamme”, drejtori sportiv i Lyonit, Juninho, foli për kontributin e përforcimeve të Lyonit, si futbollistët Xherdan Shaqiri, Boateng e Emerson.
“Emerson është ai që është përshtatur më shpejt, ndoshta sepse ka shumë brazilianë”, tha Juninho.
“Shaqiri ka pasur disa ndeshje të mira.
Duhet të mbajë drejtimin e tij dhe mendoj se do të fitojë vrull”, - komentoi mes të tjera Juninho, para se te komentonte debutimin e Jerome Boateng.
“Fatkeqësisht nuk e bëri parasezonin Boateng, pra po rikuperon nivelin e tij. Por sigurisht që e sjell eksperiencën e tij. Është një mbrojtës që e kalon topin”, tha drejtori sportiv.