Klubi i futbollit Drenica ka bërë të ditur se sot kryesia e kësaj skuadre ka dhënë dorëheqje.
Sipas njoftimit të lëshuar në faqen e klubit, kjo dorëheqje vjen si e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t'i përmbushur obligimet e klubit.
Më tutje në njoftim bëhet e ditur se klubi është i hapur për investitorë të rinj që mund ta çojnë klubin përpara.
Njoftimi i plotë o KF Drenicës:
Kryesia e klubit sot, pas situatës të krijuar në klub ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i klubit.
Dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t'i permbushur obligimet e klubit.
Që nga sot, klubi është i hapur për të gjithë të interesuarit për të mbështetur klubin dhe për të investuar në klub, për të çuar klubin përpara.
Kryesia falenderon Komunën e Skenderajt, bizneset, donatorët, sponsorët, stafin, lojtarët, punëtorët e klubit, tifozët dhe gjithë qytetarët e Skenderajit për mbështetjen gjatë kësaj kohe.