Tre klube të Premierligës janë të interesuara për transferimin e sulmuesit të krahut të Arsenalit, Nicolas Pepe.
Pepe iu bashkua “Topçinjve” nga Lille në vitin 2019 për 72 milionë funte, duke qenë transferimi më i shtrenjtë në histori të Arsenalit.
Por, sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka dështuar të përshtatet duke shënuar 15 gola dhe dhuruar tetë asistime në 67 paraqitje në Premierligë.
Ish ylli i Lille ka zhvilluar vetëm pesë minuta në tre ndeshjet e fundit, ngase dyshja e akademisë Bukayo Saka dhe Emile Smith Rowe zgjedhën para tij.
Kështu, si rezultat i minutazhës së ulët, Neëcastle United, Crystal Palace dhe Everton duan nënshkrimin me 26-vjeçarin.
“Jeunes Footeux” raporton se të tre klubet preferojnë huazimin me opsion blerje.
Ndërkohë, edhe trajneri Mikel Arteta është i hapur për idenë që ta shesin dhe në këmbim të marrin ndonjë lojtar tjetër, ngase flitet për mundësinë e blerjes së Raheem Sterling nga Manchester City.